Prokurori i Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions ka përveshur mëngët për një çështje që ka zemëruar jo pak presidentin Donald Trump dhe është hedhur në sulm kundër kulturës së rrjedhjes së informacionit, duke thënë se një gjë e tillë ka cënuar aftësinë e qeverisë për të mbrojtur vendin.
Departamenti i Drejtësisë ka trefishuar numrin e hetimeve mbi rrjedhjet e paautorizuara të informacioneve të klasifikuara dhe 4 persona janë aktualisht të akuzuar, tha Sessions.
“Që nga janari, Departamenti ka trefishuar numrin e hetimeve aktive për rrjedhje informacioni dhe aktualisht kemi akuzuar 4 persona për zbulim të materialeve të klasifikuara apo kontakte me zyrtarë të shërbimeve të huaja të zbulimit. Ndaj sot unë kam një mesazh për komunitetin e inteligjencës: Departamenti i Drejtësisë është i hapur për biznes dhe i paralajmëroj të gjithë ata që mund të tentohen të zbulojnë informacione të klasifikuara: mos e bëni!”, tha Jeff Sessions, kryeprokurori amerikan.
Ndërsa drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats tha se vitet e fundit janë përjetuar disa nga kompromentimet më të rënda të informacioneve të klasifikuara në historinë amerikane, të cilat sipas tij kanë rezultuar në një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.
“Këto cënime të sigurisë kombëtare nuk e kanë origjinën vetëm në komunitetin e inteligjencës, por vijnë nga një varg i gjerë burimesh brenda qeverisë, përfshirë degën ekzekutive e madje edhe Kongresin”, tha Dan Coats, drejtor i Inteligjencës Kombëtare.
Ai nuk dha menjëherë identitetet e të akuzuarve, por tha se ata akuzohen për zbulim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, apo se kanë pasur kontakte me zyrtarë të shërbimeve të huaja të zbulimit.
Trump, në mënyrë të përsëritur ka shprehur zemërim në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve mbi të dhe administratën e tij, që kur u ul në detyrë në janar. Disa kanë qenë të lidhura me hetimet për përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016, të tjera kanë shkaktuar përplasje në Shtëpinë e Bardhë.Prokurori i Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions ka përveshur mëngët për një çështje që ka zemëruar jo pak presidentin Donald Trump dhe është hedhur në sulm kundër kulturës së rrjedhjes së informacionit, duke thënë se një gjë e tillë ka cënuar aftësinë e qeverisë për të mbrojtur vendin.
Departamenti i Drejtësisë ka trefishuar numrin e hetimeve mbi rrjedhjet e paautorizuara të informacioneve të klasifikuara dhe 4 persona janë aktualisht të akuzuar, tha Sessions.
“Që nga janari, Departamenti ka trefishuar numrin e hetimeve aktive për rrjedhje informacioni dhe aktualisht kemi akuzuar 4 persona për zbulim të materialeve të klasifikuara apo kontakte me zyrtarë të shërbimeve të huaja të zbulimit. Ndaj sot unë kam një mesazh për komunitetin e inteligjencës: Departamenti i Drejtësisë është i hapur për biznes dhe i paralajmëroj të gjithë ata që mund të tentohen të zbulojnë informacione të klasifikuara: mos e bëni!”, tha Jeff Sessions, kryeprokurori amerikan.
Ndërsa drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats tha se vitet e fundit janë përjetuar disa nga kompromentimet më të rënda të informacioneve të klasifikuara në historinë amerikane, të cilat sipas tij kanë rezultuar në një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.
“Këto cënime të sigurisë kombëtare nuk e kanë origjinën vetëm në komunitetin e inteligjencës, por vijnë nga një varg i gjerë burimesh brenda qeverisë, përfshirë degën ekzekutive e madje edhe Kongresin”, tha Dan Coats, drejtor i Inteligjencës Kombëtare.
Ai nuk dha menjëherë identitetet e të akuzuarve, por tha se ata akuzohen për zbulim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, apo se kanë pasur kontakte me zyrtarë të shërbimeve të huaja të zbulimit.
Trump, në mënyrë të përsëritur ka shprehur zemërim në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve mbi të dhe administratën e tij, që kur u ul në detyrë në janar. Disa kanë qenë të lidhura me hetimet për përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016, të tjera kanë shkaktuar përplasje në Shtëpinë e Bardhë.
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...