Google ADS

Rrjedhja e gazit shemb ndërtesën në Uashington

18:06 | 19 Janar 2024
KRG

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur një pallat në Uashington u rrafshua, si pasojë e një shpërthimi gazi.

Zjarrfikësit iu përgjigjën një raporti për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë. Njerëzit u evakuuan nga ndërtesa, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë.

Shpërthimi ndodhi brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa. Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga mbeturinat dhe u dërgua në spital.

Shkaku i rrjedhjes së gazit është ende duke u hetuar, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly deklaroi se gjithçka mund të ketë nisur pas përplasjes së një makine me tubacionin e gazit./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme