Italia, deri tani relativisht e paprekur nga ringjallja verore e COVID-19, regjistroi një rritje shqetësuese të rasteve të reja në 24 orët e fundit, më e larta që nga 23 maji.
“Nuk jemi në një pozitë aq të keqe sa Franca dhe Spanja, por situata e tanishme nuk është e kënaqshme”, reagoi Massimo Galli, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në spitalin “Sacco”, cituar gazeta “La Repubblica”.
“Heqja e bllokimit ka rezultuar në një ndjenjë të tepruar sigurie të rreme. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, përndryshe do të gjendemi para një situate jashtëzakonisht të vështirë”, paralajmëroi ai.
Raporti i fundit i botuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) konfirmoi, gjithashtu, një rënie të mprehtë të moshës mesatare të të infektuarve.
Në dallim nga vala e parë e virusit, që u përqëndrua në veri të vendit dhe bëri që qeveria të urdhërojë në mars bllokimin e vendit për më shumë se dy muaj, tashmë është i përfshirë tërë territori italian.
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...