Rritje e vrullshme/ Bitcoin arrin mbi 80 mijë dollarë

07:43 | 11 Nëntor 2024
E.G

Bitcoin, i cili ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me perspektivën e relaksimit rregullator të kriptomonedhave, tejkaloi 80 000 dollarë të dielën për herë të parë në historinë e tij.

Monedha e parë digjitale sipas kapitalizimit e kapërceu këtë prag rreth orës 12:00 GMT për të arritur vlerën maksimale prej 80 116 dollarësh, përpara se të binte lehtë.

Ajo arriti në 75 000 dollarë të enjten, duke tejkaluar rekordin e tij nga marsi i kaluar, i cili ishte 73 797 dollarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme