Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e njohur ndryshe si Rezerva Federale, njoftoi të mërkurën një rritje masive të shkallës së interesit në përpjekje për të luftuar rritjen e lartë të inflacionit. Vendimi i Bankës Qëndrore për të rritur normën bazë të interesit me 0.75% është rritja më e madhe që nga nëntori i vitit 1994.
Rritja e normës së interesit vjen pasi inflacioni, i cili mat çmimin e mallrave jetike si ushqimet dhe karburanti, arriti në 8.6% në muajin maj, shkalla më e lartë në 40 vjet.
Analistët thonë se rritja e inflacionit është shkaktuar nga disa faktorë, si kërkesat e larta pas pandemisë për shtëpi, makina, mallra dhe shërbime të tjera, përfshirë problemet globale të zinxhirit të furnizimit, mbylljet e rrepta në Kinë si rezultat i pandemisë dhe agresioni rus në Ukrainë.
“Rezerva Federale i kupton vështirësitë që po shkakton inflacioni i lartë. Jemi thellësisht të përkushtuar për ta ulur inflacionin, dhe po veprojmë me shpejtësi për ta bërë këtë. Kemi mjetet dhe vëndosmërinë e duhur për të rivendosur stabilitetin e çmimeve në shërbim të familjeve dhe bizneseve amerikane”, tha Jerome Powell, kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.
Rritja e normës së interesit me 0.75% tejkalon shifrën e sugjeruar më parë nga zoti Powell, por ai tha se të dhënat e fundit tregonin për një shkallë inflacioni më të lartë nga sa pritej.
Tregjet amerikane të aksioneve reaguan pozitivisht pas njoftimit të Bankës Qëndrore. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, u tha gazetarëve se gjatë takimit të radhës në korrik pritet të ketë një tjetër rritje të normës së interesit./VoA/
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...