Rritje e numrit të aksidenteve ajrore në Zvicër

12:52 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info
Ndër shkaqet kryesore për këtë janë sistemet e ndryshme të alarmimit që kanë aeroplanët e vegjël, sisteme që nuk janë kompatibile mes vete

Numri i aksidenteve të rënda ajrore në Zvicër ka shënuar rritje të madhe. Siç njofton “Sonntagszeitung” e sotme, gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 83 aksidente të tilla, që është numri më i madh i regjistruar në  20 vitet e fundit.

Ndërkaq rritje veçanërisht të madhe ka shënuar numri i rasteve ku aksidentet janë evituar në momentin e fundit, transmeton albinfo.ch. Ato janë shtuar për katërfish gjegjësisht nga 4 sa kanë ndodhur në vitin 2015, në 16 të shënuara në vitin 2016, konfirmon Qendra Zvicerane për Hulumtimin e Sigurisë (Sust).

Sipas drejtuesit të Sust, Daniel Knecht, shkaqet kryesore për këtë rritje numri të aksidenteve janë sistemi jo cilësor i mbrojtjes në hapësirën ajrore të Cyrihut dhe sistemet e ndryshme të alarmimit që kanë aeroplanët e vegjël, sisteme pra që nuk janë kompatibile mes vete./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme