Më shumë fëmijë mund t’i bashkohen grupeve të armatosura në zonat e konfliktit, ndërsa ata janë duke u përballur me varfëri në rritje për shkak të pandemisë së koronavirusit, paralajmëroi një zyrtar i lartë i OKB-së.
Numri i saktë i fëmijëve ushtarë është i panjohur, por vetëm në vitin 2019 rreth 7,740 fëmijë – disa të rinj deri në gjashtë, u rekrutuan dhe u përdorën si luftëtarë ose në role të tjera nga grupe të armatosura kryesisht jo-shtetërore, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Duke folur në Ditën Ndërkombëtare kundër Përdorimit të Ushtarëve të Fëmijëve, ose Ditën e Dorës së Kuqe, përfaqësuesja Speciale e OKB për Fëmijët dhe Konfliktin e Armatosur Virginia Gamba tha se “numri i fëmijëve që do t’u bashkohen grupeve të armatosura ka gjasa të rritet, pasi pandemia është duke thelluar varfërinë”.
“Egziston një kërcënim real, pasi komuniteteve është duke u munguar puna dhe janë duke u izoluar gjithnjë e më shumë për shkak të pandemisë”, tha ajo.
“Gjithnjë e më shumë fëmijë ose do të tërhiqen ose ndonjëherë u thuhet nga prindërit e tyre që të shkojnë dhe të bashkohen, sepse dikush duhet t’i ushqejë ata,” shtoi ajo.
Vajzat dhe djemtë janë akoma të detyruar të bashkohen me grupe të armatosura, si luftëtare ose në role të tilla si kuzhiniere ose për shfrytëzim seksual, në të paktën 14 vende, përfshirë Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin e Jugut dhe Somalinë, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Kombet e Bashkuara kërkuan një armëpushim global vitin e kaluar për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, por grupet e armatosura kanë vazhduar luftimet dhe Gamba tha se pandemia gjithashtu kishte penguar përpjekjet për të mbrojtur fëmijët në zonat e konfliktit.
Pandemia ka vonuar gjithashtu përparimin në zbatimin e legjislacionit në vende të ndryshme për të ndaluar dhe penalizuar rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve nga forcat e armatosura dhe grupet, tha Gamba, duke bërë thirrje që ligjvënësit të vendosin përparësinë e çështjes.
Virginia Gamba tha se duhet një përpjekje e përbashkët në nivelin kombëtar për të parandaluar fëmijët që të bëhen ushtarë./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...