Rritja e rasteve me COVID-19 dhe mungesa e pajisjeve mjekësore, qeveritarët në Indi mund të ndëshkohen

09:43 | 2 Maj 2021
A Z

Gjykata e Lartë në New Delhi ka kërcënuar të ndëshkojë zyrtarë qeveritarë të cilët nuk kanë arritur të japin furnizime për të shpëtuar jetë teksa India po vazhdon të luftojë me një rritje ekstreme të rasteve të reja me koronavirus.

Spitalet në Indi po përpiqen të sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm të oksigjenit, teksa një numër i lartë i pacientëve është duke vdekur në mungesë të oksigjenit, transmeton Klan Kosova.

Këtë të diel India regjistroi një rënie të lehtë të infeksioneve me 392 mijë e 488 raste të reja teksa një ditë më parë raporoit 401 mijë e 993 të infektuar.

Kryeqyteti indian New Delhi ka zgjatur bllokimin edhe për një javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Qeveria ka përdorur hekurudhën, forcën ajrore dhe flotën detare për të dërguar cisternat e oksigjenit në zonat më të goditura.

Disa autoritete spitalore kërkuan një ndërhyrje në gjykatë për mungesën e furnizimeve.

Gjykata e Lartë e New Delhit thotë se do të fillojnë të ndëshkojnë zyrtarët qeveritarë nëse furnizimet me oksigjen të alokuara në spitale nuk shpërndaheshen.

“Ne nuk mund të kemi njerëz që vdesin”, thanë gjyqtarët Vipin Sanghi dhe Rekha Patil.

Nga Gjykata thanë se së shpejti do të fillojnë me procedurat.

Ushtria në Indi hapi spitalet për civilët në një përpjekje për të kontrolluar krizën masive humanitare teksa kryeministri, Narendra Modi, gjithashtu i dha kompetenca financiare emergjente ushtrisë për të ngritur karantinë dhe spitale të reja si dhe për të blerë pajisje.

Ushtria thirri gjithashtu 600 mjekë që ishin pensionuar në vitet e fundit teksa flota detare vendosi 200 ndihmës infermierë në spitalet civile.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe disa kombe të tjera po dërgojnë Indinë me terapinë, testet e shpejta të virusit dhe oksigjen.

Të ngjashme