Gjatë vitit 2024, popullsia e botës u rrit me më shumë se 71 milionë njerëz dhe në fund të vitit do të arrijë në 8.09 miliardë, sipas vlerësimit të publikuar nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së.
Rritja prej 0.9 për qind në vitin 2024 përfaqëson një rënie të lehtë nga shkalla e vitit 2023, kur popullsia e botës u rrit me 75 milionë njerëz.
Në janar 2025, 4.2 qenie njerëzore pritet të lindin dhe dy të vdesin në botë çdo sekondë.
Numri i banorëve të SHBA-së u rrit me 2.6 milion njerëz në vitin 2024 dhe do të arrijë në 341 milion njerëz në ditën e Vitit të Ri, njoftoi Byroja e Regjistrimit.
Janarin e ardhshëm, SHBA pritet të ketë një lindje çdo 9 sekonda dhe një vdekje çdo 9.4 sekonda.
Migrimi do t’i shtojë një person popullatës amerikane çdo 23.2 sekonda.
Kombinimi i lindjeve, vdekjeve dhe migrimit neto ndërkombëtar do të rrisë popullsinë amerikane me një person çdo 21.2 sekonda, shton deklarata.
Gjatë pesë viteve të para të kësaj dekade, popullsia e SHBA u rrit me afro 9.7 milionë njerëz, një normë rritjeje prej 2.9 për qind.
Gjatë gjithë dekadës së mëparshme, popullsia e SHBA u rrit me 7.4 për qind, shkalla më e ulët e rritjes që nga vitet 1930./abcnews.al
Kolona të gjata në Merdarë, deri në 2 orë pritje për të dal...
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta