Rritja e pagave, rritja më e madhe në nëntë vitet e fundit

19:34 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ekonomia gjithashtu shtoi 250,000 vende pune muajin e kaluar, duke mposhtur pritjet, ndërkohë që norma e papunësisë mbeti në 3.7%.

Shifrat e fundit zyrtare në SHBA tregojnë se pagat muajn e kaluar kanë bërë rritjen më të madhe në nëntë vitet e fundit.

Departamenti i Punës së SHBA tha se pagat u rritën me një normë vjetore prej 3.1% në tetor, duke u përshpejtuar nga një normë prej 2.8% të muajit të kaluar.

Ekonomia gjithashtu shtoi 250,000 vende pune muajin e kaluar, duke mposhtur pritjet, ndërkohë që norma e papunësisë mbeti në 3.7%.

Trump publikoji shifrat me anë të një statusi në ‘Twitter’ ku dhe ftonte që të votonin Republicanët.

Në një lëvizje të pazakontë, Shtëpia e Bardhë organizoi gjithashtu një thirrje informuese për gazetarët për të promovuar raportin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme