Rritja e numrit të të infektuarve, Gjermania po bëhet gati për të dhënë dozën e tretë të vaksinës

10:50 | 3 Gusht 2021
A. B.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid nga varianti Delta, Gjermania po bëhet gati për të dhënë dozën e tretë të vaksinës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjermania duke filluar nga shtatori do të jetë në gjendje që të ofrojë dozën e tretë të vaksinës së Covid, ndërsa lehtëson vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç, mes shqetësimeve për përhapjen e mutacionit Delta, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar të hënën është rënë dakord që qytetarët e moshuar dhe ata në rrezik duhet të marrin një dozë të tretë, përforcuese , mes shqetësimeve për një përgjigje të zvogëluar imune.

Bazuar në vendimet e marra dhe sipas Agjencisë Franceze, ekipet e vaksinimit të lëvizshëm do të shkojnë në njësitë e kujdesit për të dhënë doza rritëse të vaksinave Pfizer / BioNTech ose Moderna, pavarësisht nga vaksina që fillimisht morën qytetarët. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme