Me rritjen e çmimeve të vajit të ullirit në Spanjë, rrjetet e supermarketeve kanë filluar të marrin masa duke vendosur pajisje kundër vjedhjes.
Kjo për shkak se vjedhja, e cila deri më tani përqendrohej kryesisht te pijet alkoolike, është rritur, duke rezultuar në një humbje të të ardhurave prej rreth 800 milionë euro në vit, sipas Shoqatës Spanjolle të Prodhuesve dhe Shpërndarësve (AECOC).
Han tenido que poner un dispositivo de alarma en las garrafas de aceite de oliva porque de lo caras que están (a más de 7€ el litro) la gente las ha empezado a robar.
Ahora si que se le puede llamar “ORO LÍQUIDO” de verdad…
(Foto mía esta mañana en el Carrefour de Albacete) pic.twitter.com/dzXPd40pJS
— Araknne (@Araknne1) August 26, 2023
Vjedhje të sasive të mëdha të vajit të ullirit janë regjistruar edhe në fabrikat e ullirit në vend, si “Marin Serrano El Lagar” në Andaluzi, ku në fund të muajit të kaluar persona të panjohur vodhën rreth 60.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër me një vlerë e llogaritur afër 420.000 euro, ose “Terraverne” ku kanë vjedhur 6000 litra.
Pavarësisht ndryshimeve të fundit në Kodin Penal të Spanjës, i cili tani parashikon burgim nga gjashtë deri në 18 muaj për hajdutët e supermarketeve, problemi po përkeqësohet.
Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës. Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët.
Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës.
Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët./abcnews.al
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%