Rritet siguria në Itali, shkak protestat e grupeve të ekstremit të djathtë

18:08 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mijëra oficerë policorë janë vendosur nëpër Itali, për shkak të protestave të grupeve të djathtës ekstreme dhe atyre anti-fashiste.

Autoritetet kanë thënë që protestat në Romë, Milano dhe Palermo mund të mbledhin deri në 20 mijë persona, transmeton portali arbresh.info

Në Romë, rreth 3,000 efektivë nga uniformat blu janë mobilizuar për marshet dhe demonstratat.

Përleshjet e dhunshme në Itali mes anti-fashistëve dhe grupeve të ekstremit të djathtë janë rritur javëve të fundit para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen muajin e ardhshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme