Google ADS

Rritet shqetësimi për variantin indian të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar

15:26 | 7 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomanduar që një version i variantit indian të coronavirusit, mund të bëhet një “variant shqetësues” në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Shëndeti Publik Anglia (PHE) po gjurmon mutacionin B.1.617.2, që duket se përhapet më shpejt se sa dy nëntipe të tjera të identifikuar të variantit indian.

Shkencëtarët gjithashtu besojnë se është të paktën po aq i transmetueshëm sa varianti i zbuluar në Kent, vitin e kaluar.

Një zëdhënës i PHE-s, tha se nuk do të komentonte për të dhënat e zbuluara.

Nuk ka prova që ky version i variantit indian është rezistent ndaj vaksinave aktuale, i ka thënë një burim BBC-s.

Besohet se më shumë se 500 raste të mutacionit B.1.617.2 tani janë zbuluar në të gjithë Anglinë, me nivelet më të larta në Londër dhe në Veri-Perëndim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme