Popullariteti i presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump, është duke shënuar rritje në një moment kyç të vitit zgjedhor, duke ia shtuar gjasat për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Në kohën kur Bernie Sanders arriti fitore bindëse në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Nevada, duke e forcuar pozitën e parë në mesin e kandidatëve të kësaj partie, një sondazh i Gallup-it zbuloi se 49 për qind e votuesve e përkrahin presidentin e tanishëm, ndërsa 48 për qind e kundërshtojnë atë. Ky ishte rezultati i parë pozitiv për të që nga janari i vitit 2017.
Të dhënat treguan se popullariteti i shefit të Shtëpisë së Bardhë për habi filloi të rritej në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur filluan hetimet kundër tij në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Presidentët me përqindje të përkrahjes nga 46 deri në 54 për qind në këtë periudhë të garës zakonisht përballen me beteja të ngushta për t’u rizgjedhur në mandatin e dytë. Presidentët me përkrahje më të ulët se 45 për qind zakonisht i humbin zgjedhjet”, tha analisti i CNN-së, Harry Enten.
Ndërkohë sipas një ankete të televizionit CBS, 65 për qind e amerikanëve besojnë se presidenti Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale përballë kundërkandidatit të Partisë Demokratike, i cili do të përcaktohet në korrik.
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...