Google ADS

Rritet papunësia në SHBA, 30 milionë njerëz humbin punën

15:08 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Punës ka publikuar shifrat më të fundit të papunësisë gjersa trendi i zymtë vazhdon.

Javën e shkuar, 3.8 milionë persona më shumë aplikuan për papunësi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të amerikanëve të papunë në 30 milionë, transmeton portali arbresh.info.

Papunësia është rritur pasi shtetet miratuan kufizime sociale dhe ekonomike për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Ka pasur protesta në të gjithë vendin duke i bërë thirrje qeveritarëve të rihapin ekonomitë e shtetit si rezultat, dhe disa shtete kanë filluar të lehtësojnë kufizimet në përpjekje për t’i rikthyer bizneset.

Disa ekonomistë parashikojnë se papunësia në SHBA mund të arrijë në 20% deri në fund të prillit – rreth 5% nën normën gjatë Depresionit të Madh gati një shekull më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme