Rritet numri i viktimave të trafikimit në Britani, në mesin e tyre janë edhe shqiptaret

20:46 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Britania ka përjetuar një rritje dramatike mbi numrin e viktimave të trafikimit njerëzor.

Statistikat e fundit tregojnë se numri i raportimeve për trafikimin me qenie njerëzore është rritur në 80 për qind, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht nga rritja e dukshme në rastet e raportuara të abuzimit, në Britani shënohen rreth 13 mijë viktima të trafikimit.

Në raportin e fundit qeveritar theksohet se viktimat janë nga 120 vende të ndryshme, si Shqipëria, Vietnami, Nigeria dhe Sudani, të cilët edhe përbëjnë kategorinë më të madhe të viktimave të skllavërisë moderne.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se trafikimi me qenie njerëzore mbetet një ndër sfidat më të mëdha të qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme