Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete të enjten zbuluan edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë.
Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona – tre prej tyre u gjetën më 7 shtator – pasi vërshimet morën me vete shtëpizat në të cilat ata apo qëndronin. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një person që raportohet se është zhdukur në këtë kamping.
Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Stamboll, pasi u përmbytën qindra shtëpi dhe zyra në qytetin më të madh turk.
Vërshimet kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e guvernatorit të Stambollit.
Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike dhe El Ninjo janë shkaktarët e mëdhenj të të nxehtit ekstrem.
Në Greqi, si pasojë e vërshimeve kanë vdekur tre persona afër qytetit Volos dhe Karditsa, thanë autoritetet. Tre persona po ashtu konsiderohen të zhdukur.
Autoritetet greke kanë ndaluar trafikun në Volos dhe në rajonin e afërt malor, Pilion, si dhe në ishullin Skiathos. Në këto tri lokalitete, banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Trafiku është ndaluar edhe në dy rajone në qendër të Greqisë, afër Volosit, teksa autoritetet kanë parashikuar se stuhitë do të vazhdojnë deri pasditen e së enjtes.
Në Bullgari, vërshimet kanë goditur pjesën jugore përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Trupat e dy persona të zhdukur u gjetën në det të enjten, duke çuar në katër numrin e viktimave.
Për shkak të vërshimeve në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente.
Shumica e lumenjve në jug të Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe disa ura janë shkatërruar, duke shkaktuar probleme serioze në trafik.
Ministrja bullgare e Turizmit, Zaritsa Dinkova tha se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...