Google ADS

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Meksikë

21:20 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Numri i viktimave nga tërmeti masiv që goditit Meksikën gjatë natës të së enjtës është rritur në 65.

Shumë viktima janë regjistruar nga shtetet e varfëra jugore, të cilat u goditën më së shumti nga fatkeqësia, transmeton portali arbresh.info

Luis Felipe Puente, kreu i shërbimeve kombëtare emergjente të Meksikës, tha se tre trupa ishin gjetur në shtetin e Chiapas dhe një tjetër në Juchitan.

Tërmeti i magnitudës 8.1 në brigjet e Chiapas është llogaritur si më i fuqishmi pas vitti 1985, i cili rrafshoi qytetin e Meksikos dhe la të vdekur me mijëra persona./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme