Është rritur në 14, numri i viktimave në Spanjë, pas sulmit të djeshëm terrorist dhe një përleshje të sotme në mes të policisë dhe të dyshuarve që janë konsideruar të kenë qenë “ terrorist”.
Gjatë sulmit të djeshëm në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, kanë vdekur 13 persona.
Derisa sot është bërë e ditur për një viktimë të re në qytetin bregdetar, Cambrils.
Autoritetet kanë thënë, se rreth 100 persona janë lënduar, derisa numri mund të rritet.
Policia ka thënë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhur më sulmin në Barcelonë.
Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës.
Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, në kërkim të autorëve të sulmit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...