Google ADS

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

20:18 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Më shumë se 130,000 viktima kanë humbur jetën pasi janë infektuar me COVID-19, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti i Johns Hopkins.

Deri më tani kuptohet se dyfishi i numrit të viktimave kanë vdekur në SHBA sesa në Brazil, i cili është vendi i dytë në botë për nga numri i madh i viktimave, shkruan arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një popullsisë prej 328 milionë banorë, kurse Brazili 210 milionë banorë.

Për nga numri i rasteve të konfirmuara, në botë kryeson SHBA me 2.9 milionë të infektuar.

New York është vendi më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 32,000 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme