Rritet numri i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

08:18 | 30 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”.

Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme