Rritet numri i vdekjeve nga Ebola

09:00 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Numri i vdekjeve nga Ebola në Republikën Domenikane të Kongos është rritur nga 2,209 në 2,150  në tetor, tha Bashkimi Afrikan të enjten.

Raporti tregon se 3,327 raste të Eboles janë raportuar që nga 8 dhjetori, ku vetëm 1,087 persona kanë arritur të shërohen nga virusi vdekjeprurës.

Bashkimi Afrikan mbështet fuqishëm luftimin kundër këtij virusi nëpërmjet Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shkruan arbresh.info

Javën e kaluar, më shumë se 55 milion dollarë janë mbledhur për të mbështetur aktivitetet kundër Eboles në Republikën Domenikane të Kongos dhe vendeve fqinje.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se gjendja e shëndetit publik në Republiken Domenikane të Kongos është alarmante dhe është një shqetësim edhe për vendet fqinje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme