Rritet numri i të vdekurve pas zjarrit në aeroplanmbajtësen ruse

20:06 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarrit që ndodhi në aeroplanmbajtësen e marinës ruse është rritur në dy ndërsa janë plagosur 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shërbimit për media të Flotës Veriore të Marinës Ruse, numri i të vdekurve pasi aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov” u përfshi nga zjarri gjatë mirëmbajtjes është rritur në dy ndërsa 12 persona janë plagosur.

Aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, ka qenë pjesë e operacioneve ruse në Detin Mesdhe në brigjet siriane.

Në aeroplanmbajtësen e cila mund të bart 28 avionë ushtarakë, 22 helikopterë si dhe një numër të madh të municioneve, punonin 2.159 personel të ekuipazhit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme