Të paktën një person është vrarë në trazirat politike në Venezuelë, ndërsa protestat anti-qeveritare hyjnë në ditën e katër.
Një punonjës lokal i qeverisë është qëlluar për vdekje në Merida në protestën që është duke u zhvilluar njëkohësisht në favor të qeverisë socialiste, kurse një person tjetër është plagosur dhe është duke luftuar me vdekjen, transmeton portali arbresh.info.
Vdekja e konfirmuar çon numrin e të vrarëve në këtë muaj protestash në 11. Të paktën 10 persona kanë vdekur edhe gjatë plaçkitjes së natës.
Qeveria socialiste e presidentit Nicolas Maduro akuzon armiqtë se janë duke organizuar grusht shtet të dhunshëm me miratim të SHBA-ve, e SHBA, ndërsa opozita thotë se ai është një diktator që shtyp demokracinë paqësore./Arbresh.info
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...