Google ADS

Rritet numri i të vdekurve nga protesta anti-qeveritare në Karakas

09:45 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Të paktën 12 persona janë vrarë në protestat anti-qeveritare në Venezuelë, njofton zyra e prokurorit.

Të 12 viktimat, të moshës 17 dhe 45, “kanë vdekur nga goditjet elektrike dhe lëndimet e tjera të shkaktuara nga armët e zjarrit”, ka thënë Ministria Publike, transmeton portali arbresh.info.

Të premten, zëvendësdrejtori i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës Jose Manuel Olivares tha në Twitter se mbi 20 vetë u dërguan në spital mes protestave anti-qeveritare në Karakas, veçanërisht në zonën e Parroquia El Valle. Sipas Olivares, 9 prej të pranuarve vdiqën nga lëndimet e shkaktuara nga elektroshoku dhe armëve të zjarrit.

Numri total i vdekjeve nga protestat që janë mbajtur kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro që prej 4 prillit tani qëndron në mbi 20 vetë, sipas raporteve të medias lokale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme