Rritet numri i të vdekurve nga koronvirusi në Brazil, Meksikë dhe Indi

09:28 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.163 vdekje, në Meksikë 736 dhe në Indi 671, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 34.177 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.046.328 numri i përgjithshëm rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 74.133.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 407.415 raste dhe 19.377 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.321.036.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë, numri i vdekjeve rritet në 36.327

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 736 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 38.310. Ndërkaq, me 4.685 raste të reja, është rritur në 331.298 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 208.436 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi, mbi 1 milionë e 38 mijë raste

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 34.884 raste të reja, duke e rritur në 1.038.716 numrin e rasteve, ndërsa me 671 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 26.273 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 653.751.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme