Të dhëna të azhurnuara nga Ministria e Shëndetësisë: 1,128 raste pozitive dhe 29 vdekje. Deri më tani 50 persona janë shëruar.
Mendohet se ka më shumë 1,128 raste të prekur nga coronavirusi në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Itali 29 persona kanë vdekur (23 në Lombardi, 2 në Veneto dhe 4 në Emilia-Romagna) dhe 50 u shëruan.
Numri i të infektuarve sipas rajoneve të pozitiveve: Lombardia 615, Veneto 191, Emilia-Romagna 217, Piedmont 11, Liguria 42, Marche 11, Tuscany 11, Sicily 4, Lazio 6, Campania 13, Puglia 3, Bolzano 1, Abruzzo 2, Calabria 1, por ka edhe 105 persona në kujdesin intensiv.
OBSH ka rivlerësuar rrezikun e përhapjes globale, duke e çuar atë në një “nivel shumë të lartë”. Italia mbetet vendi i tretë për rastet e coronavirusit (1,128 të infektuar dhe 29 të vdekur), pas Kinës (79.251 të infektuar, 2.835 të vdekur) dhe Koreja e Jugut (3,150 të infektuar, 17 të vdekur.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...