Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 36.042, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë Shëndetësisë, numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 u rrit me 338 në vend në 24 orët e fundit.
Numri i të infektuarve deri më tani në Britani ka arritur në 250.908, pasi në 24 orët e kaluara janë diagnostikuar 2.615 persona.
Me 128.340 teste të reja, numri i testeve në Britani ka arritur në 3.090.566.
Ndërkohë, qeveria britanike njoftoi se ka arritur marrëveshje me kompaninë e ilaçeve Roche, për furnizimin e testeve të antitrupave.
Kryeministria njoftoi se testet të gjithëve do t’u sigurohet pa pagesë, ndërsa prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë