Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 186.354.
Numri i vdekjeve në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 564, njoftoi të enjten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.
Në një deklaratë, komisioni tha se 28,018 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani dhe se 73 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 186.354, ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar tani është 24.702.
Numri i të zbuluarve me virus ka arritur në 21 në Hong Kong dhe 10 në Makau. Të dyja janë rajone të veçanta administrative të Kinës.
Për më tepër, në 24 orët e fundit janë zbuluar 3,694 raste.
Virusi pretendohet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.
Ajo ka ngritur alarmin në të gjithë botën, me raste të raportuara në Azi, Evropë, SHBA dhe Kanada.
Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-të, Britani të Madhe, Singapor, Francë, Rusi, Spanjë dhe Indi.
Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit dhe zona të tjera të prekura të Kinës, duke i vendosur ata në kujdes mjekësor të izoluar.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) muajin e kaluar e shpalli shpërthimin e virusit një emergjencë ndërkombëtare./aa/
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”