Rritet numri i të vdekurve në Pakistan si pasojë e shirave

08:13 | 24 Korrik 2023
E.K

Të paktën 13 persona vdiqën në Pakistan dhe shtatë të tjerë u lënduan për shkak të shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të dheut, teksa sezoni i musoneve vazhdoi të godasë disa pjesë të vendit të dielën.

Në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, nëntë persona humbën jetën në 48 orët e fundit në incidente të lidhura me shiun, shkruajnë mediat e huaja.
Në zonën Skardu të Gilgit Baltistanit, katër anëtarë të familjes humbën jetën pasi një rrëshqitje masive dheu goditi makinën e tyre. Autoritetet provinciale vendosën një emergjencë në rrethin Chitral pasi reshjet shkaktuan përmbytje të shpejta edhe në zonën malore/ abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme