Gjatë 24 orëve të kaluara, në Zelandën e Re janë regjistruar 13 raste të personave të infektuar me koronavirus, gjashtë më shumë se një ditë më parë.
Nga 13 rastet e reja, 12 u regjistruan në Auckland dhe asnjëri prej personave të prekur nuk kishte udhëtuar jashtë rajonit ditëve të fundit. Të gjitha rastet ishin të lidhura me vatrën e fundit të përhapjes, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,271. Prej tyre, vetëm 61 raste janë aktive.
Të premten, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi se qyteti me 1.5 milion banorë, Auckland, do të vazhdojë të mbetet nën izolim të nivelit të tretë për 12 ditë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë nën izolim të nivelit të dytë.
Numri më i madh i personave që lejohet në një tubim është 100. Këto rregulla janë zgjerim i kufizimeve që u vendosën më herët gjatë javës.
Disa ditë më parë, Zelanda e Re shënoi një periudhë prej 100 ditësh pa asnjë rast të infektimit brenda vendit, përjashtuar rastet nga vendet e huaja.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...