Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më parë, që nga fillimi i regjistrimit statistikor. Sipas Zyrës së Statistikave në Visbaden, 200.100 vetë e morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, 19% më shumë se një vit më parë.
Vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme. Mosha e tyre mesatare ishte 29,3 vjeç, dukshëm më e re se mesatarja e popullsisë gjermane me 44,6 vjeç. 45% e gjermanëve të rinj janë gra.
Sirianët grupi më i madh ndër personat e natyralizuar
Numri i madh i marrjes së nënshtetësive nga sirianët lidhet me migracionin e madh të sirianëve në vitet 2014 deri 2026, bëri të ditur Zyra e Statistikave. Ndërkohë shumica e tyre i plotëson kushtet për marrjen e nënshtetësisë gjermane. 75.500 sirianë morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, më shumë se një e treta e të gjitha nënshtetësive. Grupin e dytë më të madh të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane e përbëjnë turqit dhe irakianët, me rreth 10.700 vetë secili.
Sipas ligjit në fuqi në vitin 2023 marrja e nënshtetësië gjermane ishte e mundur pas tetë vjetësh qëndrimi në Gjermani. Kohëzgjatja për marrjen e nënshtetësisë mund të ulej deri në gjashtë vjet.
Reformimi i ligjit të nënshtetësisë
Nga janari i këtij viti Gjermania e ka reformuar të drejtën e nënshtetësisë, duke e lehtësuar marrjen e saj. Ata që e sigurojnë vetë jetesën dhe plotësojnë kushtet e kërkuara mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më pas 8 vjetësh si më parë. Kush për shembull sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh. Risia tjetër është pasaporta e dyfishtë, që është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, e sidomos përgjegjësinë për mbrojtjen e jetëve hebreje.
Antisemitizmi është kriter përjashtues.Rregullat për integrim më të shpejtë për mes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...