Shifrat e fundit tregojnë se në shtatë muajt e parë të vitit 2017, më shumë njerëz kanë humbur jetën duke kaluar kufirin nga Meksika për në SHBA, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) thotë se 232 emigrantë kanë vdekur deri më tani në 2017, krahasuar me 204 në shtatë muajt e parë të 2016, duke shënuar rritje deri në 17 përqind, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët thonë se shifrat janë tronditëse, pasi duket se shumë më pak njerëz po përpiqen të kalojnë kufirin që nga zgjedhja e Donald Trumpit president.
267, 746 persona u arrestuan në vitin 2016 krahasuar me 140, 024 në vitin 2017.
Muaji që shënoi rritje të tentimeve për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale është korriku./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...