Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se rritja e kundërshtimit ndaj vaksinave, e ndihmuar nga rrjetet sociale dhe populistët anti-qeveritarë, po ndikon negativisht në rritjen e rasteve të fruthit dhe po e vë në rrezik jetën e shumë personave të infektuar.
Sipas një analize të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të fruthit në Evropë deri në fund të këtij viti pritet të shkojë në 60 mijë raste, shifër dyfish më e madhe sesa shifra e vitit të kaluar dhe më e madhja në shekullin XXI. Në këtë vit janë shënuar 72 vdekje nga kjo sëmundje, dyfish më shumë sesa në vitin e kaluar.
Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se skeptikët e vaksinave po e zvogëlojnë shkallën e imunitetit për fruthin, kancerin e qafës së mitrës, gripit dhe sëmundjet tjera. Opinionet e tyre po përhapen shumë nëpër rrjetet sociale nga populistët e krahut të djathtë, të cilë janë skeptikë edhe ndaj institucioneve shëndetësore.
Komisioneri për shëndetësi në Bashkimin Evropian, Vytenis Andriukaitis, i cili më parë e ka kryer profesionin e kirurgut të zemrës, i ka akuzuar populistët e krahut të djathtë për shpërndarje të lajmeve të rreme për sigurinë e vaksinave, shkruan “The Guardian”
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...