Numri i kërkesave për azil nga Afganistani në Evropë u rrit ndjeshëm në muajin shtator, sipas Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO).
Afganët paraqitën rreth 17,300 kërkesa për azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegji dhe Zvicër në muajin shtator, tha të premten agjencia me bazë në Maltë.
Në gusht, kur talebanët morën pushtetin, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin nga vendi ose të evakuoheshin, u pranuan rreth 10 mijë kërkesa, shtoi ai.
Për krahasim, 9,100 aplikime janë bërë nga Siria, kështu që dy herë më shumë njerëz në Afganistan kërkuan mbrojtje në BE në shtator, tha agjencia.
Evropa ka marrë gjithsej 71,200 kërkesa nga vende të ndryshme, më së shumti që nga fillimi i vitit 2020, para shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.
EASO thekson se numri i kërkesave nga vende si Turqia, Iraku, Bangladeshi dhe Pakistani është gjithashtu në rritje.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...