Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 916 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.077 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në të gjithë kontinentin është rritur në 1.916.173 ndërsa numri i viktimave me 341 vdekje të reja arrin në 46.025.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.951, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.394 dhe në Marok 4.425 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 740.254 raste e cila pasohet nga Maroku me 265.165 dhe Egjipti me 109.654 raste.
Deri më tani, janë shëruar 1.613.406 persona të infektuar.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...