Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën.
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.
Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.
Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit.
Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale.
Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët, raporton rel.
Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.
Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë.
Kamioni i parë me ndihma humanitare dhe ushqim mbërriti nga Hungaria të dielën në mbrëmje. Kroacia ia ofroi një helikopter ushtarak për ta ndihmuar ta mbyllë dhe sigurojë një argjinaturë në lumin Mura.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë punëtorë emergjentë, si dhe u shpreh i “tronditur” me “katastrofën e tmerrshme të vërshimeve në Slloveni dhe Austri”.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...