Google ADS

Rritet në 723 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

11:27 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Numri i personave të vdekur në Kinë nga shpërthimi i koronavirus të ri është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet thanë se 34.546 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani, ndërsa 86 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 3.000 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 185.555, ndërsa numri i atyre që dyshohet janë të infektuar është 27.657.

Numri i të zbuluarve me virusin jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme