Mijëra iranianë kanë kaluar natën e dytë jashtë në temperatura të ulëta pas tërmetit shkatërrues që goditi perëndimin e vendit.
Qeveria po mundohet të dërgojë ndihma në zonat më të goditura në provincën malore të Kermanshah, ku qindra shtëpi janë shkatërruar, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 430 persona kanë humbur jetën dhe rreth shtatë mijë janë lënduar, kur tërmeti dridhi kufirin Iran-Irak.
Presidenti Hassan Rouhani do të vizitojë rajonin, por organizatat ndërkombëtare mediatike nuk janë duke u lejuar të vizitojnë zonat e prekura.
Agjencia iraniane e lajmeve Irna tha se 430 njerëz kishin vdekur në vend. Në zonat më pak të populluara përtej kufirit në Irak, nëntë vetë vdiqën dhe disa qindra u plagosën./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...