Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se ka arritur në 4 milionë numri i personave që kanë braktisur Venezuelën e cila ndodhet në një krizë ekonomike dhe politike në vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, thuhet se është në përmasa të çuditshme që populli venezuelian po braktis vendin me shpejtësi.
Sipas autoriteteve të emigracionit venezuelian dhe burimeve të tjera, në deklaratë thuhet se vetëm që nga nëntori 2018 e deri më tani drejt vendeve të tjera janë larguar një milion azilkërkues dhe refugjatë.
Në deklaratën vihet në dukje se në Venezuelë është 695 mijë numri i njerëzve që janë larguar nga vendi që nga fundi i vitit 2015. Rikujtohet se deri më tani në vendet fqinje janë strehuar 4 milionë refugjatë dhe emigrantë venezuelianë.
Më tej theksohet se 1.3 milionë e këtyre refugjatëve dhe emigrantëve venezuelianë janë strehuar në Kolumbi, 768 mijë në Peru, 263 mijë në Ekuador, 130 mijë në Argjentinë, 288 mijë në Kili, 168 mijë në Brazil dhe pjesa tjetër në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.
Situata në vend ka arritur në përmasa alarmuese thuhet në deklaratë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...