Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Një deklaratë e ministrisë tha se mbi 12 mijë njerëz janë plagosur gjithashtu në sulm.
Ministria tha gjithashtu se numri i të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar është 69, ndërsa 1.300 të tjerë u plagosën.
Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore janë në mbarim e sipër.
Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.
– Konflikti Izrael-Palestinë
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.
Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 306 ushtarë humbën jetën ndërsa 3.968 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.
Thuhet se 69 palestinezë janë vratë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Së fundmi, në sulmin që Izraeli zhvilloi më 17 tetor ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza, u vranë 471 palestinezë ndërsa 342 u plagosën prej të cilëve 28 në gjendje të rëndë./AA
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...