Është rritur në 26 numri i të vrarëve në shpërthimin e një makine të mbushur me eksplozivë pranë një banke në Afganistan.
Zyra e provincës Helmand, ku ndodhi sulmi, ka thënë se të paktën 26 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi sot në mesditë, sipas kohës lokale, transmeton Express.
Shumë persona kishin krijuar radhë duke pritur për t’i marrë pagat në bankë para festës së Barjamit të Madh, e cila fillon të premten.
Ende asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët dhe ISIS në të kaluarën i kanë sulmuar bankat ku policia, ushtarët dhe shërbyesit civilë i marrin rrogat
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...