Rritet në 240 numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani

13:21 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 240, njoftoi të mërkurën agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Shteti më i populluar i Gjermanisë, Rajna Veriore-Vestfalia regjistroi 111 raste, i ndjekur nga shteti juglindor i Bavarisë me 44 raste të reja, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në kryeqytetin gjerman Berlin u rrit në 6. Statistikat e fundit shënuan një rritje për 52 raste në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 16 pacientë, të cilët u diagnostikuan më herët me koronavirus, raportohet se janë rikuperuar.

Asnjë vdekje nuk ka ndodhur në Gjermani deri më tani të shkaktuar nga koronavirusi.

– Polonia raporton rastin e parë të COVID-19

Në Poloninë fqinje, autoritetet njoftuan të mërkurën rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit, i njohur gjithashtu si COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumowski, tha për mediat lokale se pacienti ishte shtruar në spital të hënën dhe u vendos në izolim pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Kohët e fundit ai udhëtoi në Poloni nga Gjermania, dhe autoritetet po përpiqeshin të identifikonin udhëtarët që udhëtonin në autobus së bashku, raportojnë media lokale.

Virusi ka shkaktuar alarmin global, ku në Kinë, që është epiqendra e shpërthimit, ka shkaktuar rreth 3 mijë të vdekur dhe janë konfirmuar mbi 80 mijë raste.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në të paktën 73 vende, me më shumë se 10 mijë të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se kanë rritur nivelin e rrezikut global për koronavirusin e ri (Covid-19) nga “i lartë” në nivelin “shumë i larë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme