Të paktën 19 persona kanë vdekur, mes tyre dy fëmijë pas një sulmi me raketa nga rusët në qytetin ukrainas, Odesa. Si pasojë e sulmit, 30 u plagosën pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës, shkruan skynews, transmeton arbresh.info.
Ndërkohë, tre persona u vranë në një sulm me raketa në një qendër rekreative në rrethin Belgorod-Dniester. Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Ndërkohë nga ana tjetër, Kremlini ka mohuar përgjegjësinë për sulmet me raketa.
“Dëshiroj t’ju kujtoj fjalët e presidentit se forcat e armatosura ruse nuk shënjestrojnë objektivat civile”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./arbresh.info/
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana