Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hassan Hamad, tha sot se numri i të vdekurve nga shpërthimi i javës së kaluar në portin e Bejrutit është rritur në 171, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur pas takimit të tij me zyrtarin e urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësore (OBSH), Rick Brennan, ministri në dorëheqje Hamad u tha përfaqësuesve të mediave se “numri i personave të zhdukur është midis 30 dhe 40”.
Duke folur për të plagosurit, ai tha se “rreth 1.500 kanë nevojë për trajtime delikate”, duke shtuar se “120 prej tyre janë ende në kujdes intensiv”.
Ai gjithashtu tha se Ministria e Shëndetësisë ka marrë nga Ushtria Libaneze listën e donacioneve shëndetësore të bëra nga vende të ndryshme, të cilat do të shpërndahen në objektet mjekësore në të gjithë vendin.
Dy shpërthime të fuqishme tronditën portin e Bejrutit të martën e kaluar, pasi një zjarr shpërtheu në një depo në të cilën u ruajtën 2.750 ton nitrat amoniumi.
Shpërthimet shkatërruan ndërtesat afër dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale në kryeqytet, duke lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë.
Libani tashmë ishte kapluar nga një krizë e rëndë financiare, së bashku me pandeminë e koronavirusit.
Demonstratat e dhunshme vazhdojnë pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit Hassan Diab dhe qeverisë së tij.
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...