Rritet në 153 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së naftës në Pakistan (FOTO)

17:32 | 25 Qershor 2017
Arbresh.info

Është rritur në 153 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne të rrotulluar të naftës në Pakistan, njofton AP.

Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, pasi 50 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga djegiet që kanë marrë si pasojë e shpërthimit, thonë autoritetet vendore, transmeton Express.

Qindra persona kishin vrapuar drejt cisternës së rrotulluar që po rridhte naftë kur ajo shpërtheu papritmas.

Saznoor Ahmad, 30-vjeçar, dy kushërinjtë e të cilit u vranë në zjarr, ka thënë se turma e njerëzve bërtiste teksa flaka i kaplonte ata.

“Zjarri lëvizi shumë shpejt,” ka thënë ai.

800-2_1498398134-1191143 800-3_1498398134-7897505 800-1_1498398135-7741041 _1498398135-4329369

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme