Rritet në 10 numri i viktimave si pasojë e zjarrit në spitalin në Gaziantep

09:38 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se është rritur në 10 numri i personave që humbën jetën në zjarrin e shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë.

“Numri i jetëve të humbura u rrit në 10. Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe familjarëve u shpreh ngushëllimet”, tha ministri Koca në një postim nga llogaria e tij në Twitter duke njoftuar se pacienti në Gaziantep ka humbur jetën në spitalin ku ishte transferuar.

Zjarri shpërtheu dje në orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 të spitalit si pasojë e pajisjes së oksigjenit me rrjedhje të lartë dhe nga ndikimi i sistemit të oksigjenit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme