Rritet frika se Chernihiv mund të bëhet “Mariupoli i ardhshëm”

07:40 | 27 Mars 2022
Trina Galanxhi

Chernihiv ka 44 persona të plagosur rëndë, duke përfshirë tre fëmijë, të cilët nuk mund të evakuohen për trajtim, tha kryebashkiaku.

Qyteti verior i Ukrainës është pothujase nën kontroll të forcave ruse, transmeton portal arbresh.info

Ekziston frika se Chernihiv, i cili ka qëndruar kundër forcave ruse që në ditët e para të pushtimit, mund të bëhet Mariupoli i ardhshëm.

Nuk është shumë larg kufirit me Bjellorusinë në rrugën për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Qyteti është i rrethuar dhe banorët nuk kanë asnjë mundësi që të largohen.

Ata janë duke u përballur edhe me mungesën e energjisë dhe ujit të pijshëm, ndërsa bormbardimet nga forcat ruse vazhdojnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme