Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur me shpejtësi ditët e fundit, ndërsa forcat izraelite përballen me militantët e mbështetur nga Irani përgjatë kufijve të shtetit hebre me Libanin dhe Sirinë. Këtë javë, këto tensione u shtuan edhe më tej kur disa luftëtarë – ndër ta edhe militantë – u vranë kur aeroplanë të paidentifikuar sulmuan një bazë siriane pranë kufirit me Irakun.
Sulmi në Siri ndodhi ndërsa forcat izraelite ishin në gatishmëri përgjatë kufirit të tyre verior, pasi vranë katër persona të armatosur që u infiltruan nga Siria. Qëllimi i Izraelit është që të shkatërrojë çdo përpjekje të Iranit për të sulmuar duke përdorur palët e treta në Siri dhe Liban.
“Nëse shikojmë të gjithë linjën e logjistikës, që nga industritë e Iranit, përmes Irakut, në Siri dhe në Liban, gjatë viteve të fundit Izraeli ka qenë i suksesshëm në prishjen e shumë prej këtyre aktiviteteve dhe zmbrapsjen me disa vite pas të përpjekjeve Iran-Hezbollah”, thotë Gjeneral Assaf Orion, i Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS).
Sulmet më të fundit ajrore në Siri shtojnë tensionin në rritje midis Izraelit dhe Iranit.
“Ekziston një betejë e vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit në lidhje me dy çështjet që janë mosmarrëveshjet kryesore midis Izraelit dhe Iranit. Njëra është, natyrisht, projekti bërthamor iranian, dhe tjetra është përpjekja e Iranit për të dislokuar forca pranë kufirit të Izraelit, për të goditur Izraelin. Këto janë dy çështje për të cilat ne i luftojmë iranianët gjatë gjithë kohës”, thotë Yossi Kuperwasser, ish-drejtor i punës kërkimore në Shërbimin e Zbulimit të Ushtrisë (IDF).
Një shpërthim në muajin korrik dëmtoi rëndë centrifugat iraniane në Natanz. Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje. Izraelitët nuk morën përgjegjësinë, por u dukën të kënaqur që programi bërthamor i Iranit ishte kthyer mbrapa në kohë.
“Ajo që u godit ishte një strukturë ku ata montojnë centrifugat, centrifuga të avancuara. Shpresa e tyre për të arritur aftësinë për të prodhuar një armë bërthamore bazohet kryesisht në ato centrifuga, që mund ta pasurojnë uraniumin shumë më shpejt se centrifugat e tyre fillestare“, thotë zoti Kuperwasser.
Të dy vendet janë angazhuar edhe në sulme kibernetike. Njëri sulmoi sistemin izraelit të ujit – tjetri një port iranian.
“Kur Izraeli donte të hakmerrej për sulmin kibernetik iranian ndaj objekteve të ujësjellësit, ata zgjodhën një variant shumë të moderuar, që ishte dëmtimi, mbyllja, e një pjese të kuadrit kompjuterik të një porti iranian, duke shkaktuar disa probleme të rënda trafiku atje. Pra, ky ishte një sulm kibernetik, shumë i kufizuar në kapacitet”, thotë Ronen Bergman, gazetar i çështjeve ushtarake.
Zyrtarët izraelitë thonë se as Izraeli dhe as Irani nuk duan një luftë veçanërisht në mes të pandemisë COVID-19, e cila po godet me forcë të dy vendet.
Por, ata shqetësohen se tensionet në rritje mund të përhapen dhe të ndezin një konflikt. /VoA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...